Konsulencë
Në konsulencë ne qëndrojmë pranë jush për të rritur kapacitetet
Ne ofrojmë

Shërbime konsulence

Pjesë e stafit të Inovest janë ekspert nga fusha të ndryshme të cilët kanë eksperiencë të gjatë në sektorin publik dhe privat.

Me ne janë individ me eksperiencë të gjatë në pune në Shqipëri dhe jashtë saj, në institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Për procese të caktuara si inxhinieria, arkitetura, koncepte inovative biznesi për tregun vendas, Inovest ka marrëveshje partneriteti me studio të mirënjohura ndërkombëtare për të rritur cilësinë e shërbimit. 

Konsulencë në Shitje

Shitja është motorri i çdo biznesi… Ne përqendrohemi në këtë element dhe kujdesemi të analizojmë produktin, tregun, kapacitete e stafit dhe kompanisë për të ndërtuar procedura të sakta operimi, strategji operative, duke garantuar sukses me objektiva të përcaktuara. Çdo klienti i hartojmë një plan individual me analizë të detajuar dhe një raport me zgjidhje. 

Konsulencë në Marketing

Shitja dhe marketing janë dy element të cilët ecin sëbashku nën vizionin dhe misionin e kompanisë. Ne ju ofrojmë mënyrën e përshtatjes dhe përmirësimit të tyre duke ju suportuar në: ideim dhe design produkti; hartimin e strategjisë marketing në plan afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër; konceptimin, realizimin dhe monitorimin e fushatave të komunikimit; trajnimin e stafit; studimin e tregut dhe studimin e konkurencës.

Konsulencë në Menaxhim

Koordinimi i procesve, menaxhimi i stafit, delegimi, ndërtimi i strategjive dhe politikave relevante me tregun dhe kërkesën, janë thelbi suksesit. Në mënyrë që të funksionojë, një kompani ka nevojë për një sistem menaxhimi, ku ne ju vijmë në ndihmë që nga strukturimi i një departamenti apo gjithë kompanisë, ngritja e sistemit të politikave dhe strategjive të zhvillimit të biznesit, përcaktimi e procedurave të operimit, etj.

Informacion

SI?

Ekspertët e Inovest i bashkohen biznesit për një periudhë disa mujore, duke punuar ngushtë me stafin e tij, për të realizuar një analizë të thellë SWOT dhe për të përgatitur një plan konkret zhvillimi.

Ekspertiza jonë nuk ofron vetëm studime dhe këshilla, por një plan të mirëfilltë për të kapërcyer problemet dhe për t’u rritur sipas objektivave të vendosura.

Konsulencë në bashkëpunim

Inovest, përveç bashkëpunimit  me partner serioz në Shqipëri, tashmë është në partneritet me kompani konsulence ndërkombëtare në shtet si: Greqi, Itali, Austri dhe UK. Sëbashku me partnerët tanë, në raste specifike ne ju suportojmë në konsulencë ligjore, konsulencë financiare, konsulencë në projektim dhe arkitekturë.

Jeni të interesuar për shërbimet tona?

Telefon

+355 69 802 1111

Adresa Tiranë

Rruga "Andon Zako Cajupi", pallati 231, kati 2

Adresa Korçë

Korcë, Pazari Vjetër, Godina në Sheshin e Pëllumbave, kati 1

Email

info@inovest.al