Menaxhim
Ne bëhemi partneri juaj në menaxhimin e biznesit, me fokus shitjen

Menaxhim

Menaxhimi është art dhe talent njëkohësisht. Në dukje një term i madh, por në realitet janë teknika efiçente të së përditshmes, komunikim efektiv, strategji të vogla me sukses të sigurt, eksperiencë e përçuar mirë, nuhajte …

Në sektorin e ndërtimit, Inovest nënkontrakton procese dhe menaxhon punën e përditshme. Në konsultë të vazhdueshme me lidershipin e biznesit partner, Inovest përcakton qasjet dhe teknikat e menaxhimit me objektiva të qarta dhe plane konkrete pune. Ekspertët tanë bëhen “drejtuesit” e departamenteve dhe partnerë me performancë të lartë.

Klientët

Klientët tanë janë kompani prestigjoze në fushën e ndërtimit, të cilët i kanë besuar proceset e tyre të përditshme tek Inovest. I kanë besuar eksperiencës së stafit tonë, i cili njeh çdo detaj të ndërtimit në tregun Shqiptar.

Ne punojmë me përkushtim dhe i përshtatemi politikave të kompanisë me fleksibilitet të plotë.

Menaxhim i Shitjeve

Shitjet janë motorri i zhvillimit të një biznesi dhe ne kujdesemi në konceptimin e politikave dhe strategjive efiçente dhe efektive, ndërtimin e business planit, studimin e tregut dhe konsumatorit, kontrollit dhe menaxhimin e stafit, takimi me klientët.

Menaxhim Marketing

Marktingu është një ndër elementët më të rëndësishëm në kompani me impakt direkt në shitje. Me eskpert vendas dhe internacional, ne, përcaktojmë strategjinë marketuese të produktit apo kompanisë me një korelacion të drejtpërdrejtë në shitje.

Ndjekja e procesve ligjore

Në një treg interaktiv ne marrim përsipër për bizneset partnere ndjekjen e marrëdhenieve me institucionet, marrëdheniet me palë të treta klient ose furnitorë të biznesit, ndjekja e çështjeve të ndryshme ligjore nëpërmjet përfaqësimit.

Projektim

Inovest në bashkëpunim me studio prestigjoze projektimi në Shqipëri dhe Europë përfshihet në realizimin e detyrës së projektimit, realizimi projektit me specifikat dhe detajet përkatëse, zbërthimin në projekt zbatim…

Jeni të interesuar për shërbimet tona?

Telefon

+355 69 802 1111

Adresa Tiranë

Rruga "Andon Zako Cajupi", pallati 231, kati 2

Adresa Korçë

Korcë, Pazari Vjetër, Godina në Sheshin e Pëllumbave, kati 1

Email

info@inovest.al