Hoteleri Turizëm
Mikëpritja është mundësia për të treguar përkujdes dhe profesionalizëm…
Ne ofrojmë

Menaxhim në hoteleri

Turizmi është një ndër sektorët me potencial të lartë zhvillimi në tregun Shqiptar për sa kohë natyra na ka bekuar me bukuri të shumta. Nga jugu në veri mund të ofrohen paketa turistike duke kombinuar turizmin bregdetar, turizmin malor, turizmin kulturor dhe historik. Vlerat e paçmuara të natyrës por dhe ato morale na bëjnë shpejt një vend të preferuar nga të huajt ku zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve nërëzore do ndihmonte në zhvillimin e ndjeshëm të bizneseve në këtë sektor.

Inovest operon me zyrën e menaxhimit të hotelerisë në Korçë, ku ajo çfarë ne adresojmë në punën tonë të përditshme përfshin:

  • Mungesën e ndërtimeve me standart për hoteleri
  • Cilësinë e ulët të shërbimeve të pastrimit dhe higjenizimit
  • Mungesën e stafit të trajnuar dhe kualifikuar
  • Sezonin e shkurtër turistik i cili lidhet me mungesën e shërbimeve dhe aktiviteteve
  • Mungesën e paketave të plota si një produkt turistik ku përfshihen edhe gudiat turistike
  • Marketimin e dobët

Menaxhimi i Shitjes së Netëve

Në bashkëpunim me platformat internacionale dhe kombëtare ne menaxhojmë shitjen e netëve duke synuar rritjen e volumit të shitjes pavarësisht nëse jeni apo jo binznes sezonal.

Me bashkëpunëtorë agjenci turistike ndërkombëtar dhe eksperiencë të gjatë, me një sistem profesional IT për menaxhimin e fluksit, me ekspert të çertifikuar, ne garantojme sukses të plotë në të gjithë procesin.

Menaxhim Marketing

Si bazë e çdo binzesi ne kujdesemi për imazhin tuaj duke nxjerrë në pah pikat tuaja të forta dhe duke ju konsultuar në çdo hap. Sëpari eksperët realizojnë analizën SOWT të biznesit, konsultojnë strategjinë dhe ndihmojnë me implementin e fushatave të lidhura si vaiabla identifikues me shitjen.

Mirëmbajtja Teknike e Godinës

Ambienti përreth në një biznes i cili ofron shërbim është element kyç në përçimin e standartit, në shitjen dhe marketimin e produktit.

Me ekspert të fushës, për çdo element teknik, ofrojmë mirëmbajtje periodike të godinës dhe elementëve funksional të saj.

Trajnime

Burimet njerëzore janë element thelbësor që ndikojnë cilësinë e shërbimit, kënaqësinë e klientit dhe ecurinë e biznesit. Me kurikula profesionale ne trajnojmë stafin e strukturave turistike duke rritur kapacitetin e tyre.

Trajnimet tona përfshijnë recepsionin, shitjen, marketing, strukturimin, burimet njerëzore dhe komunikimin.

Housekeeping

Ofrohet në bashkëpunim me partner të besueshëm si Albpastrim, të cilët janë ekspert në fushën e pastrimit dhe menaxhimit të cilësisë. Pastrimi është element kyç në menaxhimin e kostove të biznesit dhe suksesit në rritje të shitjeve. Në fushën e hotelerisë është një ndër departamentet më të rëndësishme i cili ka një ndërlidhje me të gjitha strukturat e tjera.Housekeeping përfshin menaxhimin e shërbimit të pastrimit duke përfshirë stafin, produktet, teknikat, rregullat dhe parimet ndërkombëtare të cilësisë.

Jeni të interesuar për shërbimet tona?

Telefon

+355 69 802 1111

Adresa

Rruga e Dibrës, pallati AK (Aurora Konstruksion) Kati 1, Tiranë

Email

info@inovest.al