Hoteleri Turizem

Hoteleri Turizmi është një ndër sektorët me potencial të lartë zhvillimi në tregun Shqiptar përsakohë natyra na ka bekuar me bukuri të shumta. Nga Jugu në Veri mund të ofrosh opsione dhe paketa turistike duke përfshirë në një turizmin bregdetar, turizmin malor, turizmin kulturor dhe historic. Vlerat e pacmuara të natyrës por dhe ato morale na bëjnë shpejt një vend të preferuar nga të huajt. Fatkeqësisht panorama jonë nuk është më  e mira përpos zhvillimeve të fundit.
Problematikat në fushën e turizmit janë të shumta dhe lidhen me një sër organizmash ku përfshihet dhe operatorët turistik privat. Problematikat kryesore në zhvillimin e turizmit të cilat lidhen me sipërmarrjen private dhe operatorët turistik janë:

1. Mungesa e ndërtimeve me standart për hoteleri
2. Cilësi e ulët e shërbimeve të pastrimit dhe higjenizimit
3. Mungesë e stafit të trajnuar dhe kualifikuar
4. Sezon i shkurtër turistik i cili lidhet me mungesën e shërbimeve
5. Mungese e paketave të produktit turistik ku përfshihen edhe gudiat turistike
6. Marketing i dobët i hoteleve dhe mosnjohja e vendeve të caktuara.

Shërbimet tona të konsulencës janë të fokusuara në:

Hotel service. housekeeping maid with towels and bedclothes linen in room

Housekeeping

ofrohet në bashkëpunim me partner të besueshëm si Albpastrim, të cilët janë ekspert në fushën e pastrimit dhe menaxhimit të cilësisë. Pastrimi është element kyç në menaxhimin e kostove të biznesit dhe suksesit në rritje të shitjeve. Në fushën e hotelerisë është një ndër departamentet më të rëndësishme i cili ka një ndërlidhje me të gjitha strukturat e tjera.Housekeeping përfshin menaxhimin e shërbimit të pastrimit duke  përfshirë stafin, produktet, teknikat, rregullat dhe parimet ndërkombëtare të cilësisë.

giants

Menaxhimi i Shitjes së Netëve

Në bashkëpunim me platformat internacionale dhe kombëtare ne menaxhojmë shitjen e netëve duke synuar rritjen e volumit të shitjes pavarësisht nëse jeni apo jo binznes sezonal. Bashkëpunëtorët tanë janë gjithashtu agjenci turistike me emër ndërkombëtar dhe eksperiencë të gjatë të cilët rezervojnë kapacitete të mëdha në sezone relativisht të gjata. Ne operojmë me një sistem professional IT për menaxhimin e fluksit dhe ofrojmë siguri të plotë në të gjithë procesin.

csn-screenshot-ipad

Menaxhim Marketing

është baza e çdo binzesi duke përcjellë imazhin më të mirë për të të nxjerrë në pah pikat tuaja të forta dhe për të qënë sa më afër targetit të klientit. Sëpari eksperët realizojnë analizën SOWT të biznesit, konsultojnë strategjinë dhe ndihmojnë me implementin e fushatave të lidhura si vaiabla identifikues me shitjen.

A view of a busy dining district in Osaka. Tourists and shoppers during the evening, Japan. Contemporary architecture, tree lined street, horizontal composition.

Mirëmbajtja Teknike e Godinës

Ambienti përreth në një biznes i cili ofron shërbim është element kyç në përçimin e standartit, në shitjen dhe marketimin e produktit. Me ekspert të fushës, për çdo element teknik, ofrojmë mirëmbajtje periodike të godinës dhe elementëve funksional të saj.