Në sektorin e ndërtimit, Inovest nënkontrakton procese dhe menaxhon punën e përditshme me fokus shitjen. Në konsultë të vazhdueshme me drejtuesit e biznesit partner, Inovest përcakton qasjet dhe teknikat e menaxhimit me objektiva të qarta dhe plane konkrete pune. Klientët tanë janë kompani prestigjoze në fushën e ndërtimit të cilët i kanë besuar eksperiencës së stafit tonë, i cili njeh çdo detaj të ndërtimit në tregun Shqiptar.
Procedurat e sakta dhe koordinimi i procesve mes departamenteve, janë pikat tona të forta.
Ekipi ynë planifikon dhe mbyll cikle të rëndësishme brenda një projekti, duke siguruar jo vetëm arritjen e objektivave sipas një buxheti ambicioz shitje, por edhe duke kapërcyer vështirësitë e afateve kohore dhe kufizimeve të tregut. Nëpërmjet këtij procesi, ne sigurojmë një plan për vetëfinancimin e projektit duke shmangur problematikat me likujditetet.
Në fokus të Inovest është bashkërendimi i një produkti dhe shërbimi cilësor nga ana e kompanisë ndërtuese në përputhje me interesat dhe qëllimet e klientëve. Në këtë proces menaxhimi, me përkushtim dhe profesionalizëm, Inovest garanton vlerë të shtuar dhe sukses për një projekt rezidencial, komercial apo turistik.