Menaxhim Prone

Menaxhimi i pronave është një aspekt i rëndësishëm në sektorin e pasurive të paluajtshme. Ky menaxhim është i zbatueshëm për të dy llojet e pasurive: rezidenciale dhe komerciale.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në menaxhimin e suksesshëm të një prone e cila duhet të gjenerojë vazhdimisht të ardhura, por edhe të jetë në kushet e duhura të mirëmbajtjes. Shumica e investitorëve të pasurive të paluajtshme nuk kanë ekspertizën ose kohën e duhur për të mbikëqyrur një ose shumë prona në të njëjtën kohë.
Kur prona nuk menaxhohet në mënyrë profesionale, të ardhurat e pritura nga qiraja mund të vonohen, investimi në pronë mund të dëmtohet, pagesat dhe detyrimet mund të akumulohen, marrëdhëniet mes pronarit dhe qiramarrësit mund të jenë të cënueshme në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë kompanitë e menaxhimit të pronave, me staf profesional dhe sisteme teknologjike në dispozicion.

Në menaxhimin e pronës tuaj Inovest merr përsipër:

  • Vlerësimin e një prone për të përcaktuar qiranë e përshtatshme
  • Mirëmbajtjen teknike, riparime, shërbime të pronës 24h në çdo ditë të vitit
  • Marketingun e një prone dhe dhënia me qira
  • Inspektimin e vazhdueshëm të pronës dhe trajtimi i ankesave nga qiramarrësit
  • Mbledhjen e qirasë dhe detyrimeve të tjera
  • Pagesën e faturave

Brenda Inovest është krijuar një njësi e cila funksionon si sistem për vlerësimin dhe menaxhimin e pronës. Inovest ka në portofolin e saj një numër të konsiderueshëm pronash, duke ofruar zgjidhje për problematika të ndryshme.

Inovest vendos në dispozicion një sistem i cili ju lejon të kontrolloni pronën tuaj online në çdo kohë, si dhe një staf 24h në gadishmëri. Prona ka një tjetër vlerë kur ju e gëzoni të qetë dhe kontrolli mbi cilësinë dhe ecurinë e saj është i vazhdueshëm.
Kontaktoni me stafin tonë për të detajuar element të tjerë për menaxhimin e pronës tuaj.

Redukto koston

Kurse kohën

Rrisni përfitimet