Projekte në menaxhim

Rezidenca Evis

Rezidenca EVIS ndodhet përballë Gjimnazit Sami Frashëri në rrugën e Barrikadave, pranë Qendrës së Tiranës. Me një vendndodhje strategjike është jo vetëm një objekt cilësor banimi, por edhe një mundësi e mirë investimi. Rezidenca zhvillohet në formën e një godine multifunksionale me apartamente banimi, shërbime si njësi tregëtare ose zyra, parkime.

Projekti Liqeni

Projekti në zonën e liqenit është projekti më i ri dhe i përzgjedhur nën menaxhimin e Inovest. Me vendndodhje në Liqenin e Thatë, ky projekt ofron apartamente me pamje fantastike nga Liqeni Artificial, me komunitet të përzgjedhur dhe elitar, me një banim në godina të ndërtuara në standarte tepër të larta duke ofruar për ju apartamente të tipologjive 1+1, 2+1, 3+1 si dhe njësi tregëtare.

Projekti Ali Demi

Me vendndodhje pranë fushës së Ali Demi-t, në një zonë të qetë të Tiranës, shiten apartamente me çmime preferenciale. Objekti është një godinë me cilësi të lartë ndërtimi, buzë rrugës kryesore, I organizuar në 2 kate nëntokë dedikuar parkimeve, 8 kate mbi tokë, ku kati 0 i dedikohet njësive tregtare dhe 7 kate janë banim duke ofruar disa tipe apartamentesh.

Rezidenca Alpha

Rezidenca Alpha ndodhet në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe QSUT-së, vetëm 10 minuta larg qëndrës së qytetit. Rezidenca ka një sistem rrugor në të gjitha anët, gjë e cila e bën të aksesueshëm lehtë në zonë dhe për institucionet. Projekti zhvillohet në formën e një rezidence me godina banimi, shërbime, ambiente dedikuar biznesit, ambiente rekreative, parkime.

Cape Of Rodon Green Village

Një investim që i hap rrugën zhvillimit në Kepin e Rodonit, ka filluar të marrë jetë nën emrin “Cape of Rodon Green Village”, si një resort me një koncept ndryshe dhe eco-friendly. Kombinimi natyrë- arkitekturë- cilësi- vendndodhje, e bëjnë këtë projekt jo vetëm vendin e preferuar për pushime, por edhe një nga vendet më të sigurta për investim në sektorin e pasurive të paluajtshme në tregun vendas.