Rezidenca Alpha

Rezidenca Alpha ndodhet në afersi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe QSUT-së, vetëm 10 minuta larg qëndrës së qytetit. Në këtë objekt ka një sistem rrugor në të gjitha anët, gjë e cila e bën të aksesueshëm lehtë në zonë dhe për institucionet. Projekti zhvillohet në formën e një rezidence me godina banimi, shërbime, ambiente dedikuar biznesit, ambiente rekreative, parkime. Pjesa nëntokë ka të organizuar ambiente të bollshme parkimi duke plotësuar nevojat e banorëve dhe shërbimeve brenda rezidencës.
Kati përdhe ofron ambiente shërbimi tregtare me akses të drejtpërdrejtë në oborrin e brendshëm të
objektit. Kati +1 me një akses të dedikuar është përshatur për zyra me një lartësi 4m, me ajrim dhe ndriçim natyral në çdo ambient. Në kati +2 e deri në katin +8 organizohen apartamentet të tipologjisë 1+1, 2+1, 3+1, me pamje të hapur, me një orientim perfekt ndaj diellit dhe dritës. Hapësirat e apartamenteve janë organizuar në mënyrë të tillë që të optimiziojnë sipërfaqet dhe të ofrojnë komoditet.