Rezidenca Evis

KONTAKT

Rezidenca EVIS ndodhet përballë Gjimnazit Sami Frashëri në rrugën e Barrikadave, pranë Qendrës së Tiranës. Me një vendndodhje strategjike është jo vetëm një objekt cilësor banimi, por edhe një mundësi e mirë investimi. Rezidenca zhvillohet në formën e një godine multifunksionale me apartamente banimi, shërbime si njësi tregëtare ose zyra, parkime. Pjesa nëntokë ka 2 kate parkim duke plotësuar nevojat e banorëve dhe shërbimeve brenda godinës. Kati përdhe ofron ambiente shërbimi tregëtare me akses të drejtpërdrejtë në oborrin e rezidencës.