Rreth Nesh

Inovest është një kompani e cila ofron shërbim të dedikuar në sektorin e ndërtimit prej viti 2017. E prirur në zgjidhje inovative është e para kompani në Shqipëri që ofron shërbim në menaxhimin e projekteve me një model të ri biznesi. Nëpërmjet nënkontraktimit koordinohen projekte turistike dhe rezidenciale me fokus shitjen.  Në menaxhim projekti nëpërmjet shërbimeve të tij Inovest plotëson mungesat e tregut si për kompanitë ndërtuese ashtu edhe për  klientët duke siguruar  në thelb  ecuri të shpejtë në zhvillimin e sukseshëm të një projekti.

Stafi ynë përbëhet nga individë me një eksperiencë të gjatë pune në këtë sektor duke sjellë për klientët praktikat më të mira të punës të testuara ndër vite. 

Inovest ofron gjithashtu shërbim në menaxhimin e provave indivduale duke vlerësuar çdo aspekt të pronave dhe duke investuar në sisteme teknologjike. Çdo individ i cili i ka besuar pronën e tij Inovest ka siguri për mirëmbajtjen e saj teknike, mbledhjen e të ardhurave, pagesat e detyrimeve, etj. 

Profesionalizëm

Ne ofrojmë praktikat më të mira të punës në sektorin tonë. Angazhohemi maksimalisht në cilësinë e ofrimit të shërbimit gjatë menaxhimit të projekteve dhe pronave. Investojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm, ofrojmë procedura të standartizuara dhe njëkohësisht jemi fleksibël.

Inovacioni

Nëpërmjet inovacionit ne synojmë krijimin e vlerave. Synojmë të gjenerojmë mundësi të reja si dhe të drejtojmë duke përmirësuar kanalet egzistuese. Kjo nënkupton; krijimi e një efikasitetit që kursen kohë dhe para. Nëpërmjet inovacionit ne sigurojmë përfitime më të larta për klientët tanë.

Zhvillimi burimeve njerëzore

Angazhimi në rekrutimin e njerëzve më të mirë në fushën tonë është prioriteti ynë. Nxisim një mjedis dinamik që siguron mundësi për rritje por që në thelb promovon përgjegjshmërinë e skuadrës. Me një plan zhvillimi karriere dhe trajnimi, stafi ynë mund t’i përgjigjet në çdo kohë dinamikave të tregut dhe kërkesave të klientit.

Kontakt

  • info@inovest.al
  • +355698021111
  • ish Bllok, rruga “Andon Zako Cajupi”, Tiranë
This error message is only visible to WordPress admins

Error: No connected account.

Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.